06 Dhjetor 2019, Prishtinë
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi për ndërprerjen e vijimit të mësimit, në gjuhën rome në komunën e Prizreni, si dhe për rritjen e buxhetit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për botimin e revistave dhe librave për komunitetet jo shumicë. Pas diskutimit anëtarët u pajtuan që të ftohen zyrtarët përgjegjës nga këto dy institucione me qëllim të trajtimit dhe adresimit, për çështjet e diskutuara në takim.