11 Gusht 2020, Prishtinë
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot diskutoi lidhur me gjendjen në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Pas diskutimeve, anëtarët u pajtuan që çështjet për të cilët diskutuan, t’i adresojnë me anë të rekomandimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë.