07 Nëntor 2019, Prishtinë
Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, organizoi sot takim për shënimin e Ditës Botërore të Gjuhës Rome. Me nga një fjalë rasti, kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesi i Grupit Punues Për Çështje të Gjuhëve, z. Lazar Radulović dhe z. Şerafedin Ȍmer, i uruan pjesëtarët e komunitetit rom, 5 nëntorin ditën botërore të gjuhës rome. Përfaqësuesit e komunitetit rom, pjesëmarrës në këtë takim, z. Daut Qylangjiu, z. Emrah Cermjani dhe z. Ridvan Gashi, folën për historikun dhe rëndësinë e kësaj dite, si dhe falënderuan Sekretariatin e Këshillit, për organizimin e takimit. Njëkohësisht kërkuan angazhimin e të gjithëve, që kjo ditë në të ardhmen të hyjë në ligjin për festat zyrtare.