03 Korrik 2020, Prishtinë
Grupi Punues për Legjislacion, në takimin e mbajtur sot shqyrtoi Programin Legjislativ për Vitin 2020, si dhe Planin e Dokumenteve Strategjike 2020 – 2022. Anëtarët e grupit punues, pas shqyrtimit identifikuan dhe u përcaktuan për pesëdhjetë e katër (54) projektligje dhe njëmbëdhjetë (11) strategji, për të cilat në fazën e konsultimeve publike të ofrojnë komentet e tyre eventuale.