Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

29. Korrik 2021, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi dhe miratoi propozim rekomandimin dhe komentet në Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. Gjithashtu, në takim anëtarët e Këshillit, shqyrtuan dhe miratuan propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të arsimit, i cili do t’i dërgohet Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.