Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

5. Maj 2022, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi dhe miratoi propozim komentet në Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës. Në takim anëtarët shqyrtuan edhe propozimin për shënimin e Ditës së Diversitetit Kulturor në Republikën e Kosovës.