Kryesuesi i Këshillit, z. Agim Ferati dhe Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, kanë pritur në takim Ambasadorin Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së, në Kosovë, me bashkëpunëtoret e tij, znj. Helga Špadina, znj. Shqipe Hajredini, z. Giovanni Corbo, znj. Enisa Rami.
Kryesuesi i Këshillit z. Agim Ferati, e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen të cilën ndër vite OSBE i ka dhënë Këshillit, si dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj dhe të thellohet në të ardhmen. Më pas z. Ferati e informoi ambasadorin, për rolin, punën, funksionimin dhe angazhimin e Këshillit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.
Ambasadori Davenport, e vlerësoi shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm takimin, si dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe të bashkëpunimit edhe në të ardhmen me Këshillin Konsultativ për Komunitete, në projektet për të cilat vlerësohen se janë me prioritet dhe rëndësi për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë.