Takimi me komunitetin Serb

16 Maj 2019, Graçanicë

Përfaqësuesit e komunitetit serb në Këshill, kanë mbajtur takim me organizatat përfaqësuese të komunitetit serb të cilat kanë marrë pjesë në procesine nominimit dhe përfaqësuesit tjerë të shoqërisë civile. Në takim morën pjesë Ministri për komunitete dhe kthim, z. Dalibor Jevtić, si dhe Komisioneri për gjuhët, z. Slaviša Mladenović. Në takim, z. Živoin Ćirković, i informoi të pranishmit për punën dhe kontributin në Këshill. Ministri Jevtić dhe Komisioneri Mladenović, diskutuam sfidat për komunitetin serb dhe zbatimin e ligjit për gjuhët. Më pas vazhduan diskutimet në të cilat panelistët ju përgjigjën, pyetjeve të parashtruara të cilat kishin të bënin me punën e Këshillit, dhe sfidat me të cilat komuniteti serb ballafaqohet.