Takimi në Ministrinë e Shëndetësisë

Kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit,  z. Atakan Koro,  është pritur në takim nga znj. Dafina Gexha – Bunjaku, zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë,  të cilën e ka informuar lidhur me çështjen e studentëve të komuniteteve të cilët i kanë përfunduar studimet në fushën e shëndetësisë jashtë vendit, kryesisht në Turqi, por edhe në vendet e tjera evropiane dhe të njëjtit kur kthehen në Kosovë, nuk po mund të punësohen. Gjithashtu, kryesuesi i grupit punues njoftoj zv.ministren për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen si në nostrifikimin por edhe në licencimin e diplomave. Zëvendësministrja, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim si dhe për adresimin e çështjeve për të cilat ministria është kompetente.