Author archives

Grupi Punues për Çështje të Arsimit organizoi tryezën e rrumbullakët

Grupi Punues për Çështje të Arsimit më 11 nëntor 2025, organizoi tryezën e rrumbullakët me temën:“Gjendja në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës’’,  e cila kishte për qëllim informimin dhe diskutimin lidhur me sfidat dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë ( komunitetit boshnjak …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot, takimin e rregullt mujor në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i njoftuan anëtarët për aktivitetet dhe takimet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje të Arsimit në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me organizimin e një tryeze të rrumbullakët. Pas diskutimeve, anëtarët e grupit punues u pajtuan për temat, si dhe e përcaktuan datë e mbajtjes së tryezës së rrumbullakët.

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Kulturës

Grupi Punues për Çështje të Kulturës, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me aktivitete kulturore gjate vitit  2025. Pas diskutimit, anëtarët e grupit punues u pajtuan që të mbajnë tryezë të rrumbullakët në ditët në vijim, duke ftuar përfaqësues nga fusha e artit për të diskutuar gjendjen në fushën e kulturës dhe artit të komuniteteve joshumicë në Republikën …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot takimin e rregullt mujor në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Anëtarët e Këshillit në takim shqyrtuan dhe miratuan propozim rekomandimin për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me mungesën e teksteve shkollore për nxënësit e komuniteteve boshnjak dhe turk. Pas diskutimit dhe shqyrtimit, anëtarët e grupit punues u pajtuan për adresimin e kësaj çështje përmes rekomandimit në takimin e radhës së Këshillit.

Vizita studimore në Zagreb

Delegacioni i Këshillit Konsultativ për Komunitete bashkë me Sekretariatin e Këshillit ka zhvilluar vizitën studimore në Zagreb nga 16 – 20 shtator 2025. Gjatë vizitës delegacioni i KKK-së ka zhvilluar takime me z. Tibor Varga, Kryetar i Këshillit për Pakicat Kombëtare në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, z. Adis Keranović, Kryetar, i Këshillit Kombëtar të …

Takim me Rektorin e Univerzitetit të Prishtinës

Kryesuesi i Këshillit, z. Izudin Sagdati, anëtari i Këshillit dhe i Grupit Punues për Çështje të Arsimit z. Bajram Ilazi, dhe zyrtari i Sekretariatit të Këshillit, z. Zijush Ahmeti, më 05 shtator 2025, janë pritur në takim nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Arben Hajrullahu dhe Prorektorja për Zhvillim institucional, cilësi dhe çështje studentore, …

Këshilli Konsultativ për Komunitete, mbajti takimin e radhës nën kryesimin e Presidentes Osmani

Këshilli Konsultativ për Komunitete, mbajti takimin e radhës nën kryesimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë takim u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me nevojat dhe prioritetet e komuniteteve në vend, me fokus në pjesëmarrjen e tyre të barabartë në jetën shoqërore, institucionale dhe ekonomike. U theksua se përfshirja e …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete, sot mbajti takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese raportuan para anëtarëve të Këshillit, për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.