Bashkëpunimi i Këshillit me mekanizmat lokal për komunitete në Republikën e Kosovës

  1. Nëntor 2019

Këshilli Konsultativ për Komunitete, mbajti tryezën e rrumbullakët me temën ’’Bashkëpunimi i Këshillit me mekanizmat lokal për komunitete në Republikën e Kosovës”. Në këtë tryezë, z. Lazar Radulović, kryesues i Këshillit, para të pranishmëve, prezantoi rolin, mandatin dhe punën e Këshillit. Pos kryesuesit, edhe znj. Senada Sagdati, znj. Ivana Đokić, z. Şerafedin Ȍmer, z. Berhil Šasivari, z. Dejan Repanović, para pjesëmarrësve, prezantuan punën e bërë nga grupet punuese për gjatë vitit 2019. Më pas vijuan diskutimet nga pjesëmarrësit dhe anëtarët e Këshillit, lidhur me gjetjen e mënyrave më të mira të bashkëpunimit në të ardhmen.