Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka organizuar punëtorinë nga data 21 deri më 23 shkurt 2014, në Tiranë, në të cilën kanë marrë pjesë pesëmbëdhjetë (15) anëtarë të Këshillit, Zyrtarët e Sekretariatit, një përfaqësues nga ECMI-ja dhe konsulenti i jashtëm i angazhuar nga ECMI-ja. Gjatë punës dy ditore janë trajtuar këto çështje: Funksioni, kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit, një qasje më proaktive në shkëmbimin e rregullt me Qeverinë dhe institucionet tjera. Përfaqësimi i drejt dhe proporcional i komuniteteve joshumicë në administratën publike të Kosovës.