Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 01 dhjetor 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Në kuadër të pikës së rendit të ditës, raporti i kryesuesit dhe kryesuesëve të grupeve punuese, kryesuesi i Këshillit z. Darko Dimitrijević, i njoftoi anëtarët e Këshillit, lidhur me pjesëmarrjen e tij në dy mbledhjet e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për emërimin në Gjykatën Kushtetuese, si dhe për vizitën studimore të realizuar në Zagreb, nga Kryesia e Këshillit dhe zyrtarët e Sekretariatit, në Këshillat e Pakicave Nacionale në Zagreb.
Kryesuesja e Grupit Punues për Çështje të Kulturës, znj. Esin Şişko dhe z. Josip Blaško, zëvendëskryesues i Grupit Punues për Legjislacion i njoftuan anëtarët e Këshillit për mbledhjet e mbajtura nga grupet punuese përkatëse dhe çështjet e shqyrtuara në mbledhje.
Anëtari i Këshillit z. Blerim Ibrahimi, i njoftoi anëtarët e Këshillit, lidhur me pjesëmarrjen e tij në takimin e Ekipit për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për komunitet rom, ashkali dhe egjiptian 2016- 2020.
Anëtarët, Josip Blaško, Dušan Radaković, Mejdin Saliji, Adem Abazaj dhe Emrin Zyrapi, i njoftuan anëtarët për takimet e realizuara me organizatat e akredituara dhe pjesëtarët e tjerë të shoqërisë civile të komuniteteve të tyre, të cilat i vlerësuan si shumë të rëndësishme dhe theksuan nevojën për organizimin e aktiviteteve të tilla edhe në të ardhmen.