Komunikatë për shtyp 02 korrik 2015

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Prishtinë, 02. korrik 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Kryesuesi i Këshillit z. Darko Dimitrijević, dy kryesuesit e grupeve punuese, z. Fergap Zaimi, z. Mejdin Saliji si dhe z. Slobodan Mitić, zëvendëskryesues i grupit punues i njoftuan anëtarët për aktivitetet e zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit.

Këshilli në vazhdim të mbledhjes shqyrtoi dhe miratoi propozim rekomandimin e Grupit Punues për Legjislacion, me të cilin i rekomandohet, Bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, të ndërmarrin veprimet e duhura në mënyrë që komunitetit goran dhe kroat t’ i sigurohet qasje dhe përfaqësim i barabartë në Radio Televizionin e Kosovës, siç është vepruar dhe me komunitetet tjera.

Po në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit, shqyrtuan dhe miratuan propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të Arsimit, me të cilin Këshilli i rekomandon, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të shpallë konkursin publik për botimin e teksteve shkollore të cilat mungojnë për nxënësit e komunitetit boshnjak dhe turk, në mënyrë që në vitin shkollor 2015/16, nxënësit të jenë të pajisur me të gjitha tekstet dhe lektyrën shkollore.