Grupi Punues për Legjislacion dhe Grupi Punues për Punësim dhe Çështje Sociale
Prishtinë, 03. dhjetor 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303
Grupi Punues për Legjislacion dhe Grupi Punues për Punësim dhe Çështje Sociale, kan mbjatur sot mbledhje të përbashkët, në të cilën kanë shqyrtuar Projektligjin për Banim Social, të dërguar në fazën e konsultimeve publike nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Në mbledhje të gjithë anëtarët kanë qenë aktiv dhe kanë ofruar kontributin e tyre me anë të propozimeve dhe komenteve gjatë shqyrtimit të këtij projektligji. Pas përfundimit të diskutimeve dhe shqyrtimit nga ana e anëtarëve, me popozim të kryesuesit të mbledhjes z. Ferga Zaimi, anëtarët e dy (2) grupeve punuese u pajtuan për disa komente konkrete në nenet, 4, 5, 8 dhe 18 të projektligjit, të cilat brenda afatit kohor do t’i dërgohen ministrisë përkatëse nga ana e Këshillit.