Këshilli Konsultativ për Komunitete
Prishtinë, 03. korrik 2014
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Këshilli Konsultativ Për Komunitete, sot ka mbajtur mbledhjen e pestë të regullt për këtë vitë. Në mbledhje kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese të Këshillit raportuan para anëtarëve për aktivitetet e tyre të zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit.
Këshilli miratoi rekomandimet me të cilin kërkohet dyfishimi i kuotave për regjistrim për pjesëtarë të komuniteteve joshumicë për vitin akademik 2014/2015 në universitetet publike, krahasuar me vitet paraprake.
Gjithashtu në mbledhje Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin me të cilin kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të nxjerr akt nënligjor me të cilin do të rregullohej çështja e regjistrimit për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shkollat e mesme.