Komunikatë për shtyp 03 prill 2014

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Prishtinë, 03. prill 2014
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur mbledhjen e tretë të regulltë për këtë vit. Në mbledhje Kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese të Këshillit raportuan para anëtarëve për aktivitetet e tyre të zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit.

Këshilli miratoi rekomandimin me të cilin kërkohet nga institucionet përkatëse ndërmarrjen e masave në mënyrë që pjesëtarët e komuniteteve joshumicë të kenë përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil në organet e administratës publike qendrore dhe lokale. Në mbledhjen e sotme Këshilli miratoi edhe rekomandimin me të cilin kërkohet nga institucionet publike, në prezentimin dhe paraqitjen e të dhënave për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, të dhënat të paraqiten edhe për komunitetin malazez dhe kroat, në mënyrë që do të sigurohej trajtimi i barabartë dhe padiskrimin për të gjitha komunitetet.

U miratua edhe rekomandimi që komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nga institucionet të tratjtohen me emërtimin e tyre, të cilët janë të njohur dhe të përcaktuar me ligj dhe kushtetutë, e jo me shkurtesën RAE siç ndodh shpesh.

Këshilli në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi propozimin për marrjen në pronësi dhe mirëmbajtjen e Hartës Etno Politike, nga Qendra Evropiane për Çështjet e Minoriteteve.