Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve
Prishtinë, më 06 shkurt 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225
Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve ka mbajtur sot mbledhje në të cilën ka shqyrtuar propozim rekomandimet pas tryezave të rrumbullakëta me temën “Qasja e mediave lokale dhe shoqërisë civile në përdorimin dhe promovimin e gjuhëve zyrtare në komunë”.
Pas shqyrtimit, anëtarët e grupit punues u pajtuan për miratimin e propozim rekomandimeve të cilat do t’ i propozohen Këshillit për miratim, dhe të njëjtat më pas të ju dërgohen institucioneve përkatëse.