Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 09 mars 2016
Ndërtesa e Qeverisë, salla P38
Këshilli Konsultativ për Komunitete, Grupi punues për Arsim, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane sot e ka organizuar një mbledhje të përbashkët në të cilën ka marrë pjesë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, për t’i njoftuar pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë me punën dhe aktivitetet e Ministrisë. Në këtë mbledhje, përveç përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane, kane marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Francës, Norvegjisë dhe Zvicrës, përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare të cilët e përcjellin punën e Këshillit, Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga komunitetet jo shumicë dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.
Kryesuesi i Këshillit, z. Darko Dimitrijević në diskutimin e tij, me këtë rast e ka theksuar rolin dhe kontributin e Këshillit në shqyrtimin e çështjeve të cilat kanë të bëjnë me arsimin në Kosovë, si dhe me adresimin e propozimeve të Këshillit institucioneve përkatëse.
Kryesuesi i Grupit punues për Arsim, z. Mejdin Saliji, ne fillim të prezantimin të tij i ka njoftuar ata që kanë ishin të pranishëm me aktivitetet e grupit dhe të vet Këshillit, me përpilimin e propozimeve që ua kanë dërguar institucioneve relevante, si dhe me disa vështirësi me të cilat ballafaqohet Këshilli gjatë punës.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, i ka njoftuar të gjithë të pranishëm për punën e Ministrisë dhe për masat që janë ndërmarrë për t’i përmirësuar kushtet dhe cilësinë në të gjitha nivelet dhe e ka ofruar mbështetjen e plotë në punën e mëtejshme.
Përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare e kanë përshëndetur këtë mbledhje dhe e kanë shprehur vullnetin që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me të gjitha palët sa i përket çështjeve të arsimit.