Komunikatë për shtyp 10 nëntor 2017

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve

Prishtinë, më 10 nëntor 2017

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, në bashkëpunim, me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët më 10 nëntor 2017, ka organizuar dhe mbajtur tryezën e rrumbullakët me temën ‘’Qasja e mediave lokale dhe e shoqërisë civile në përdorimin dhe promovimin e gjuhëve zyrtare në komunë’’.

Kryesuesja e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, znj. Sanja Vuković, ka qenë moderatore e tryezës e cila është mbajtur në komunën e Graçanicës. Në tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, të mediave lokale, të zyrave komunale për komunitete dhe kthim, nga pesë (5) komunat e regjionit të Prishtinës: Prishtinë, Graçanicë, Lipjan, Obiliq dhe Fushë Kosovë. Në tryezë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesja nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.