Takimi me komunitetin Boshnjak
Prizren, më 11 nëntor 2015
Më 11 nëntor 2015, përfaqësuesit e komuniteti boshnjak, anëtar në Këshillin konsultativ për Komunitete në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit, kanë organizuar takim të përbashkët me përfaqësuesit e organizatave të akredituara dhe përfaqësuesit e organizatave tjera joqeveritare të komunitetit boshnjakë.
Në takim z. Isak Meta dhe z. Mejdin Saliji, pjesëmarrësit i njoftuan me rolin dhe mandatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, çështjet e trajtuara në Këshill si dhe adresimin e tyre në institucionet përkatëse me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe veprimeve nga ana e institucioneve për zgjidhjen e tyre.
Përfaqësuesit e organizatave të akredituara dhe përfaqësuesit tjerë të shoqërisë civile nga komuniteti boshnjak, në diskutimet e tyre ngritën disa nga çështjet me të cilat ballafaqohet komuniteti boshnjak, kryesishtë në fushën e arsimit. Njëkohësisht kërkuan nga anëtarët e komunitetit boshnjak në Këshill, që disa nga çështjet e ngritura në takim të shqyrtohen edhe nëpër grupet punuese të Këshillit, me qëllim të adresimit të tyre me kohë në institucionet përkatëse.