Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve
Kamenicë, më 14 nëntor 2017
Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, në bashkëpunim, me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët më 14 nëntor 2017, ka organizuar dhe mbajtur tryezën e rrumbullakët me temën ‘’Qasja e mediave lokale dhe e shoqërisë civile në përdorimin dhe promovimin e gjuhëve zyrtare në komunë’’.
Kryesuesja e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, znj. Sanja Vuković, ka qenë moderatore e tryezës e cila është mbajtur në komunën e Kamenicës. Në tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, të mediave lokale, të zyrave komunale për komunitete dhe kthim, nga pesë (5) komunat e regjionit të Gjilanit: Kamenicë, Viti, Novo Bërdë, Kllokot dhe Ranilluk. Në tryezë, ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.