Komunikatë për shtyp 16 nëntor 2015

Takimi me komunitetin Egjiptian

Pejë, më 16 nëntor 2015

Më 16 nëntor 2015, përfaqësuesit e komuniteti egjiptian, anëtar në Këshillin konsultativ për Komunitete në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit, kanë organizuar takim të përbashkët me përfaqësuesit e organizatave të akredituara dhe përfaqësuesit e organizatave tjera joqeveritare të komunitetit egjiptianë.

Në takim z. Adem Abazaj, pjesëmarrësit i njoftoi me rolin dhe mandatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, çështjet e trajtuara në Këshill, si dhe adresimin e tyre në institucionet përkatëse me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe veprimeve nga ana e institucioneve për zgjidhjen e tyre. Gjithashtu z. Abazaj dhe anëtari tjetër në Këshlli, z. Lendrit Qeli, i njoftuan pjesëmarrësit e takimit në mënyrë më të detajuar për angazhimin e tyre në kuadër të grupeve punuese, në të cilat janë anëtarë si dhe për çështjet e trajtuara në kuadër të grupeve punuese

Përfaqësuesit e organizatave të akredituara dhe përfaqësuesit tjerë të shoqërisë civile nga komuniteti egjiptian, në diskutimet e tyre ngritën disa nga çështjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti egjiptian, si dhe kërkuan nga z. Adem Abazaj dhe z. Lendrit Qeli, që edhe në të ardhmen të vazhdojnë me angazhimin dhe dhënien e kontributit të tyre si në kuadër të grupeve punuese dhe në kuadër të Këshillit.