Kryesia e Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 17 tetor 2017
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225
Kryesia e Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese kanë mbajtur sot mbledhje në të cilën kanë diskutuar lidhur me përgatitjet rreth organizimit të konferencës rajonale me temën ‘’ Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut dhe të Komuniteteve Jo Shumicë’’. Konferenca do të organizohet më 26 tetor 2017 nga ana e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Gjatë diskutimit pati propozime konkrete që të ftohen edhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konference si dhe u propozua që të bëhet plotësim ndryshimi i agjendës së konferencës, me të cilat propozime u pajtuan të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes.