Komunikatë për shtyp 18 dhjetor 2017

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Prishtinë, më 18 dhjetor 2017

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur më 15 –17 dhjetor 2017, ka shqyrtuar propozim planin vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2018. Për gjatë punës në punëtori, anëtarët kanë punuar në grupe punuese, ku secili grup punues, ka kontribuar me anë të paraqitjes së propozimeve konkrete për plotësimin dhe finalizimin e plani vjetor të punës. Punëtoria është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.