Komunikatë për shtyp 18 nëntor 2015

Grupi Punues për çështje të Kulturës

Prishtinë, 18. nëntor 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302

Grupi Punues për Çështje të Kulturës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar lidhur me organizimin e një aktivitetit kulturor dhe shoqëror një ditor, për pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë. Në mbledhje anëtarët e grupit punues, njëzëri vlerësuan të rëndësishëm organizimin e një aktiviteti të tillë, në të cilin do të bashkoheshin pjesëtarët e komuniteteve, ku do të promovohej mirëkuptimi dhe toleranca e përbashkët si dhe harmonia ndërmjet komuniteteve. Anëtarët e grupit punues pas diskutimeve u pajtuan që kjo çështje të shqyrtohet edhe njëherë, në mbledhjen e radhës të grupit, në mënyrë që të dilet me propozim konkret për aktivitetin që do të organizohet.