Komunikatë për shtyp 21 nëntor 2017

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve

Vitomiricë, më 21 nëntor 2017

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, në bashkëpunim, me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët më 21 nëntor 2017, ka organizuar dhe mbajtur tryezën e rrumbullakët me temën ‘’Qasja e mediave lokale dhe e shoqërisë civile në përdorimin dhe promovimin e gjuhëve zyrtare në komunë’’.

Kryesuesja e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, znj. Sanja Vuković, ka qenë moderatore e tryezës e cila është mbajtur në Vitomiricë. Në tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave lokale, të Regjionit të Pejës.