Grupi Punues për çështje të Gjuhëve
Prishtinë, 22. janar 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10
Grupi Punues për çështje të Gjuhëve mbajti sot mbledhjen e rregullt e para për vitin 2015, me të cilin kryesoi z. Taner Güçlütürk. Në mbledhje anëtarët e grupit në diskutimet e tyre paraqiten disa raste nëpër komuna ku janë ballafaquar me mosrespektimin e ligjit për përdorim zyrtar të gjuhëve nga institucionet komunale. Anëtarët u pajtuan që në mbledhjen e radhës në mënyrë më të detajuar të trajtohet kjo çështje. Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e grupit diskutuan për aktivitetet që do të zvillohen në vitin 2015.