Grupi Punues për Çështje të Arsimit
Prishtinë, më 23 janar 2018
Kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit, z. Lendrit Qeli dhe anëtarja e këtij grupi punues, znj. Esin Şişko, kanë realizuar sot vizitë në universitetin publik ”Hasan Prishtina”, në Prishtinë. Në takim janë pritur nga Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, z. Naser Sahiti, me të cilin biseduan lidhur me respektimin e Udhëzimin Administrativ NR. 09/2016 Aplikimi i Masave Afirmative dhe Vendeve të Rezervuara për Regjistrim të Kandidatëve nga Komunitetet Jo shumicë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë,
Gjatë bisedës si nga z. Naser Sahiti, ashtu edhe nga përfaqësuesit e Grupit Punues për Çështje të Arsimit, u theksua se është me rëndësi, si për kandidatët për regjistrim pjesëtarë të komuniteteve, po ashtu edhe për universitetin, zbatimi i udhëzimit administrativ të lartëpërmendur.