Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 23 shkurt 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303
Këshilli Konsultativ për Komunitete, Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët, organizuan sot një takim të përbashkët me qëllim të shënimit të ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.
Kryesuesi i Këshillit z. Darko Dimitrijević, në fjalën e tij me këtë rast theksoi rolin dhe kontributin e Këshillit, në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve zyrtare në nivelin lokal dhe atë qendror në Kosovë si dhe adresimin e rekomandimeve të Këshillit institucioneve përgjegjëse për ndërmarrjen e masave me qëllim të zbatimi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, z. Taner Güçlütürk, në fillim të fjalës së tij foli për historikun e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, më pas potencoi disa nga vështirësitë të cilat po shfaqen në praktikë lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë, si dhe prezantoi punën dhe kontributin e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, në trajtimin e kësaj problematike.
Komisioneri për Gjuhët z. Slaviša Mladenović, në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe prezantoi në mënyrë të detajuar aktivitetet e ndërmarra nga ZKGJ-ja, për gjatë vitit 2015, gjithashtu theksoi disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.