Komunikatë për shtyp 24 qershor 2015

Vizita në Podgoricë

Kryesuesi i Këshillit z. Darko Dimitrijeviq, me përfaqësuesit e komunitetit malazez në Këshill dhe me anëtarët e Sekretariatit, kanë qëndruar në vizitë dy ditore në Mal të Zi. Në kuadër të kësaj vizite dy ditore, delegacioni i Këshillit Konsultativ për Komunitete i ka realizuar disa takime me institucione të cilat merren me çështje të pakicave nacionale në Mal të Zi. Në takim në Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakica, z. Suad Numanoviq, Ministri për të Drejta të Njeriut dhe të Pakicave dhe z. Leon Gjokaj, Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit për avancim dhe mbrojte të drejtave të pakicave i kanë njoftuar përfaqësuesit e Këshillit për pozitën e pakicave nacionale në Republikën e Malit të Zi, si dhe për organizimin, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të gjashtë (6) këshillave për pakica nacionale në Mal të Zi. Përfaqësuesit e Këshillit dhe të Sekretariatit, gjithashtu janë takuar me përfaqësuesit e disa këshillave nacionale: Këshilli Nacional i Pakicës Myslimane në Mal të Zi, z. Sabrija Vulliq – kryetari i Këshillit; Këshilli Nacional i Romëve, z. Isen Gashi – kryetari i Këshillit; Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, z. Genc Nimanbegu – kryetari i Këshillit dhe z. Pal Dreshaj – zëvendës kryetari.

Përfaqësuesit e këshillave të përmendura më lartë e kanë njoftuar delegacionin e Këshillit mbi pozitën e komuniteteve të tyre në Mal të Zi si dhe për mënyrën e funksionimit të këshillave nacionale të tyre. Në kuadër të vizitës është organizuar edhe pritja te Presidenti i Republikës së Malit të Zi, z. Fillip Vujanoviqi, i cili në takim ka folur për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës në fusha të shumta. Z. Vujanoviq ka vlerësuar se njohja e komunitetit malazez në Ligjin për Komunitete dhe përfaqësimi i këtij komuniteti me dy anëtarë në Këshillin Konsultativ për Komunitete, pranë Zyrës së Presidentes, është një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjes kushtetuese të komunitetit malazez në të ardhmen.

Në takimet e përmendura, kryesuesi i Këshillit, z. Darko Dimitrijeviq i ka njoftuar bashkëbiseduesit për mandatin dhe rolin e Këshillit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme Këshillit nga Presidentja, zonja Atifete Jahjaga.