Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Punëtoria për prezantimin dhe shqyrtimin e Projektstatutit të Këshillit Konsultativ për Komunitete, në të cilën ishin këta pjesëmarrës: Anëtarët e Këshillit, zyrtarët e Sekretariatit të Këshillit dhe zyrtarët nga Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, është organizuar dhe mbajtur më 19-22, shtator 2017, në Durrës, Shqipëri.
Përgjatë ditëve të punës në këtë punëtori, në të cilën është shqyrtuar Projektstatuti i Këshillit, anëtarët e Këshillit, si dhe pjesëmarrësit e tjerë, kanë ofruar kontributin e tyre me anë të propozimeve, komenteve dhe sugjerimeve konkrete në draftin e Projektstatutit i cili ka qenë në shqyrtim.
Versioni final i Projektstatutit, në të cilin do të jenë të përfshira, disa nga propozimet, komentet dhe sugjerimet e anëtarëve të Këshillit, si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në punëtori, do t’i ndjekë hapat e mëtejmë deri në përgatitjen finale të tij, për dekretim nga Presidenti i Republikës.
Shpenzimet për organizimin e punëtorisë janë mbuluar nga projekti ’’Fuqizimi dhe Qëndrueshmëria e Këshillit Konsultativ për Komunitete’’ mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.