Komunikatë për shtyp 27 tetor 2015

Takimi me komunitetin Goran

Dragash, më 27 tetor 2015

Dy anëtarët e komuniteti goran në Këshillin Konsultativ për Komunitete, në bashkëpunim dhe mbështetje të Sekretariatit të Këshillit, më 27 tetor 2015, kanë organizuar një takim me përfaqësuesit e organizatave të Akredituara, Rrjetin e Organizatave Joqeveritare të komunitetit goran si dhe përfaqësues tjerë të komunitetit. Anëtari i Këshilli, z. Fergap Zaimi, në takim ka prezantuar angazhimin e tij dhe të anëtarit tjetër, z. Emrin Zurapi, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pjesëtarëve të komunitetit goran. Nga të pranishmit është vlerësuar konsultimi dhe komunikimi i përhershëm i dy anëtarëve të Këshillit, me përfaqësuesit e tjerë të shoqërisë në sektorin civil të komunitetit. Në takim janë ngritur dhe diskutuar disa nga çështjet me të cilat ballafaqohet komunitetit goran, kryesisht në komunën e Dragashit, për të cilat çështje u theksua se duhet të ketë angazhimin të përbashkët të të gjithë akterëve të komunitetit, me qëllimi për zgjidhjen e tyre në të ardhmen.