![](https://ccc-rks.net/wp-content/uploads/2022/07/29-1.jpg)
Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve
Prishtinë, më 27 tetor 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225
Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit punues, kanë zgjedhur znj. Sanja Vuković, kryesuese, si dhe z. Sebastijan Čolakić, zëvendëskryesues të grupit punues. Në mbledhje, anëtarët e grupit punues, diskutuan për çështje që janë me interes për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, si dhe për çështjet të cilat do t’i trajtojnë me prioritet në të ardhmen.