
Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 28 dhjetor 2017
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt mujore, të fundit për vitin 2017. Në mbledhje anëtarët shqyrtuan dhe miratuan propozim Planin Vjetor të Punës së Këshillit, për vitin 2018. Në Planin Vjetor të Punës, janë përcaktuar në mënyrë konkrete objektivat, masat, aktivitetet dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe përgjegjësit për zbatimin e tyre.