Komunikatë për shtyp 28 maj 2015

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Prishtinë, 28. maj 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Kryesuesi i Këshillit z. Darko Dimitrijević dhe kryesuesit e tre (3) grupeve punuese, z. Taner Gűclűtűrk, znj. Esin Şişko dhe z. Mejdin Saliji i njoftuan anëtarët për aktivitetet e zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit.

Gjithashtu anëtari, Adem Abazaj, i njoftoi anëtarët e Këshillit për pjesëmarrjen e tij në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe nga OSBE-ja.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, me të cilin rekomandim kërkohet nga komuna e Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të duhura me qëllim të sigurimit të përhershëm në përputhje të plotë me ligjin, për gjuhën serbe, turke dhe boshnjake, sipas statusit zyrtarë dhe përdorimit zyrtar që kanë këto gjuhë në komunat e lartëpërmendura.

Në mbledhjen e sotme Këshilli zgjodhi, z. Fehmi Rexhepi, anëtar në Grupin Punues për Çështje të Arsimit. Z. Gazmen Salijević dhe z. Blerim Ibrahimi, në Grupin Punues për Punësim dhe Çështje Sociale. Z. Emrah Cërmjani, në Grupin Punues për Çështje të Kulturës dhe z. Gazmen Salijević, në Grupin Punues për Çështje të Gjuhëve.