Komunikatë për shtyp 29 mars 2016

Grupi Punues për çështje të Arsimit dhe Grupi Punues për Legjislacion

Prishtinë, 29. mars 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303

Grupi Punues për Çështje të Arsimit dhe Grupi Punues për Legjislacion, kanë mbajtur sot mbledhje të përbashkët në të cilën kanë shqyrtuar Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Anëtarët e grupeve punuese vlerësuan përmbajtjen e Projektligjit, si dhe u pajtuan për një koment me të cilën do të shtohet një nen i ri apo të riformulohet neni 8 i Projektligjit, ku do theksohej se me rastin e emërimit të inspektorëve, të respektohet përfaqësimi i pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë, siç është përcaktuar me neni 11 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.