Komunikatë për shtyp 30 dhjetor 2014

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Prishtinë, 30. dhjetor 2014
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të fundit për vitin 2014. Në mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan rekomandimet të cilat do t’i dërgohen Qeverisë së Republikës së Kosovës, e të cilat kanë të bëjnë me migrimin ilegal për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë. Gjithashtu në mbledhje u shqyrtua dhe miratua plani vjetor i punës së Këshillit për vitin 2015, në të cilin në mënyrë konkrete janë përcaktuar: Objektivat e përgjithshme, masat, aktivitetet, institucionet dhe zyrtarët përgjegjës për zbatimin e tyre, afatet për përmbushjen e tyre si dhe janë paraparë rreziqet e mundshme që do të mundë të ndikonin në implementim e këtij plani. Në rendin e ditës ishte edhe propozimi për formimin e Grupit Punues për Çështje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian i cili nuk mori mbështetjen e nevojshme nga anëtarët e Këshillit.