Komunikatë për shtyp 30 maj 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 30 maj 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt mujore, në të cilën kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, i njoftoi anëtarët e Këshillit, për aktivitetet e zhvilluara, ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit. Po ashtu edhe kryesuesja e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, znj. Sanja Vuković, i njoftoi anëtarët për mbledhjen e mbajtur të grupit punues më 02 maj 2017. Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Këshillit, shqyrtuan propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve dhe të njëjtin njëzëri e miratuan. Me rekomandim kërkohet nga Ministria e Administratës Publike, të ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura në mënyrë që, sistemi online për aplikim të OJQ-ve, në gjuhën serbe në Web-faqen e kësaj ministrie të jetë sa më parë funksional, në mënyrë që Ministria e Administratës Publike, të përmbushë obligimin në zbatimin e Ligjit për Gjuhët Zyrtare në Republikën e Kosovës.