Komunikatë për shtyp 30 mars 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 30 mars 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II

Këshilli Konsultativ për Komunitete sot e mbajti takimin e rregullt në të cilin z. Veton Berisha, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kryetar i Grupit punues brenda Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim dhe z. Ćerim Bajrami, gjithashtu deputet në Kuvend dhe anëtar u Grupit punues, e prezantuan Raportin mbi mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Pas një diskutimi të gjatë dhe pyetjeve të drejtuara nga ana e anëtarëve të Këshillit lidhur me këtë raport, Këshilli Konsultativ për Komunitete shprehi gatishmëri që në të ardhmen të bashkëpunojë ngushtë me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që përfundimet dhe propozimet nga raporti të realizohen. Ne takim kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese gjithashtu i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara në mes dy takimeve të rregullta të Këshillit.