
Grupi Punues për Çështje të Arsimit
Prishtinë, më 11 Prill 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar lidhur me gjendjen e arsimit për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në komunat e Kosovës. Pas diskutimeve anëtarët e grupit punues u pajtuan që të ftohen në një takim të përbashkët, Drejtorët e Drejtorive të Arsimit të disa komunave, në të cilat vijojnë mësimin, numër më i madh i nxënësve pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë.