
Grupi Punues për Çështje të Legjislacionit
Prishtinë, më 18 Prill 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225
Grupi Punues për Legjislacion në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar Projekt Strategjinë për Zhvillim ekonomik Lokal 2018 – 2022, si dhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-147 për Financimin Subjekteve Politike. Anëtarët e grupit punues pas shqyrtimit, i kanë vlerësuar dy dokumentet të hartuara mirë nga ministritë përkatëse, si dhe nuk kanë pasur komente shtesë në to.