Grupi Punues për Çështje të Arsimit dhe për Çështje të Legjislacionit
Prishtinë, më 22 Maj 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302
Grupi Punues për Legjislacion dhe Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takim shqyrtuan Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës. Pas diskutimeve anëtarët e dy grupeve u pajtuan për shtimin e një paragrafi në këtë projektligj me të cilin do të adresonin çështjen e kuotave me rastin e pranimit të studentëve për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.