
Në bazë të nenit 22 të Statutit të Këshillit Konsultativ për Komunitete, të shpallur përmes dekretit Nr. DNJ – 02 – 2017 të Presidentit të Republikës së Kosovës, Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete
SHPALL KËTË NJOFTIM PUBLIK
• Ftohen organizatat përfaqësuese të komuniteteve të paraqesin kërkesën për aplikim, listën e kandidatëve për anëtarë në Këshillin Konsultativ për Komunitete dhe listën e delegatëve me të drejtë vote.
• Ftohen personat që i takojnë komuniteteve jo shumicë të Kosovës të aplikojnë në mënyrë individuale për anëtarë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.
Afati i fundit për aplikim:
Aplikacionet duhet të dorëzohen në Sekretariatin e Këshillit deri më 04.07.2018, 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati, nuk do të pranohen.
Si të aplikoni:
Aplikacionet mund të dërgohen me:
• Postë elektronike
• Dorëzim fizik dhe
• përmes postës së rregullt në adresën e mëposhtme:
Ndërtesa e Kuvendit, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës,
Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Zyra N-321, Prishtinë, 10000, Kosovë
apo kontaktoni Blerim N. Krasniqi
Telefoni: +381 (038) 200 12 048
e-mail: blerim.n.krasniqi@president-ksgov.net