Përfaqësuesit e komunitetit Boshnjak në Këshill

29 Prill 2022, Prizren

Përfaqësuesit e komunitetit Boshnjak në Këshill, z. Agim Ferati, znj. Senada Sagdati dhe z. Almedin Fejza, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit organizuan një takim me Organizatat Përfaqësuese të Komunitetit boshnjak, pjesëmarrëse në procesin e nominimit për anëtarët e këtij komuniteti në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Në takim z. Agim Ferati, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit i njoftoi pjesëmarrësit me punën e deritanishme të Këshillit, për gjatë vitit 2022, si dhe për emërimin e tij anëtar në Këshillin për Demokratizim dhe të Drejta të Njeriut, i cili udhëhiqet nga Presidentja znj. Vjosa Osmani.

Znj. Senada Sagdati, në diskutimin e saj, në mënyrë kronologjike i njoftoi pjesëmarrësit për punën e Grupit Punues për Çështje të Arsimit, ndërsa z. Almedin Fejza, në mënyrë të detajuar i njoftoi pjesëmarrësit për punën e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, si dhe për atë se është emëruar anëtar në Komisionin Vlerësues për Dekorata, dhe i ftoi të pranishmit që të propozojnë personalitete meritore nga komuniteti boshnjak për tu dekoruar nga Presidentja.

Pas njoftimit nga z Agim Frati, znj. Senada Sagdati dhe z. Almedin Fejza, pjesëmarrësit në takim në kuadër të diskutimit të hapur, ngritën çështje si zbatimi jo i kënaqshëm i ligjit për përdorimin e gjuhëve në komunën e Prizrenit, sfidat dhe vështirësitë në fushën e arsimit, kulturës dhe të punësimit për pjesëtarët e komunitetit boshnjak, si dhe kërkuan nga tre anëtarët në Këshill, që gjatë punës së tyre në grupe punuese dhe në Këshill, të trajtojnë dhe të angazhohen në adresimin e çështjeve të ngritura nga ta, por edhe u vlerësua puna dhe kontributi i deritanishëm i tyre në Këshill.

Nga z. Agim Ferati, dhe pjesëmarrësit në takim u vlerësua si shumë i dobishëm një organizimi i tillë sepse ofron mundësinë e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet anëtarëve të Këshillit dhe organizatave përfaqësuese të komunitetit boshnjak, si dhe i siguroi pjesëmarrësit se të gjitha çështjet të cilat do të iniciohen dhe ngritën nga ju, ne do të gjejmë mënyrën më të mirë të adresimit të tyre në institucionet përkatëse.