26 Shtator 2018, Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK).
Mandati i anëtarit të Këshillit është dy vjeçar dhe vjen si rezultat i një procesi të kandidimit nga organizatat përfaqësuese të komuniteve, si dhe kandidimit inidividual, seancave të nominimit brenda secilit komunitet dhe në fund emërimit të tyre nga Presidenti i shtetit.
Këshilli përbëhet nga njëzeteshtatë anëtar, përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës, siç është përcaktuar me nenin 12 (6) të Ligjit, që përfshin:
- nga dy (2) përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran, ashkali, malazez dhe kroat
- nga tre (3) përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk,
- pesë (5) përfaqësues të komunitetit serb,
- një (1) përfaqësues i lartë i Zyrës së Presidentit;
- tre (3) përfaqësues të lartë të Qeverisë, që caktohen nga ministria apo agjencia, fushëveprimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për komunitetet.
Bazuar në rregulloren e KKK-së, brenda tridhjetë ditëve pas emërimit të anëtarëve të rinj, Këshilli e mban takimin e vet konstituiv, i cili do të kryesohet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe nga radhët e tij zgjedh kryesinë e Këshillit.
Lista me emrat e anëtarëve, përfaqësues nga nëntë (9) komunitete, të emëruar nga Presidenti:
Nr | Emri dhe mbiemri | Komuniteti | Organizata |
1 | Živoin Ćirković | Serb/Srpska | Gračanačka inicijativa za održivi razvoj |
2 | Ivana Đokić | Serb/Srpska | Omladinska Parteska Aktivnost |
3 | Dejan Repanović | Serb/Srpska | Center for the Rights of Miniority Communities |
4 | Aleksandar Rapajić | Serb/Srpska | Centar za zastupanja demokratske kulture |
5 | Dragana Serafimović | Serb/Srpska | Choice of Youth |
6 | Benek Kirkul | Turk / Turska | Kosova Turk Yazarlar Birligi |
7 | Şerafedin Ȍmer | Turk / Turska | Yunus Emre |
8 | Alpay Mustafa | Turk / Turska | Kandidat i pavarur |
9 | Anesa Čolaković | Boshnjak / Bošnjačka | Wake up Women |
10 | Berhil Šasivari | Boshnjak / Bošnjačka | Sofra |
11 | Senada Sagdati | Boshnjak / Bošnjačka | NVO Equality |
12 | Edon Gërbani | Egjiptian / Egipćanska | ARENA |
13 | Adelina Qorraj Emini | Egjiptian / Egipćanska | Women Alliance for Integration |
14 | Emrah Cermjani | Rom / Romska | Roma in Action |
15 | Ridvan Gashi | Rom / Romska | Multiethnic Culture of Kosovo |
16 | Gyltene Osmani | Ashkali / Aškalijska | Bashkimi rinor e ardhmja e ndritur |
17 | Qerim Emini | Ashkali / Aškalijska | Lëvizja për Zhvillim Social |
18 | Amra Zaimi | Goran / Goranska | Iniciativa zena Gore |
19 | Salif Zećiri | Goran / Goranska | Demokratska Omladina Gore |
20 | Lazar Radulović | Malazez / Crnogorska | Udruzenje Crnogoraca Lovcen |
21 | Vesna Dabetić | Malazez / Crnogorska | Udruzenje Crnogoraca Kosove |
22 | Cicilija Čolakić | Kroat / Hrvatska | Hrvatska Udruga Sveti Nikola |
23 | Josipa Čolakić | Kroat / Hrvatska | Hrvatska Udruga Sveti Nikola |
Mandati i Këshillit, siç është përcaktuar me nenin 60 (3) të Kushtetutës, përfshin: ofrimin e një mekanizmi për shkëmbimin e rregullt ndërmjet komuniteteve dhe Qeverisë; mundësinë e komuniteteve për të komentuar në një fazë të hershme nismat legjislative dhe politike, të cilat mund të përgatiten nga Qeveria, për të sugjeruar nisma të tilla dhe për të kërkuar që pikëpamjet e tyre të përfshihen në projektet dhe programet përkatëse.