Punëtoria dy ditore në Prishtinë

Me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë, Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur punëtorinë dy ditore në Prishtinë me temën “Rritja e kapaciteteve të rishikimit dhe komentimit legjislativ të Këshillit Konsultativ për Komunitete”.

Gjatë dy ditëve të punëtorisë është shqyrtuar Projektligji për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Anëtarët pjesëmarrës të Këshillit, në punëtori kanë kontribuar me anë të propozimeve dhe komenteve konkrete  në këtë projektligj, dhe të njëjtat  brenda afatit kohor do t’i dërgohen ministrisë përkatëse.