12 dhe 13 Nëntor 2018
Pas emërimit të anëtarëve të rinj të Këshillit nga ana e Presidentit të Republikës, Sekretariati i Këshillit organizoi një punëtori ku u bë prezantimi i detajuar i mandatit të tyre të bazuar në Kushtetutë, Ligj, Statut dhe dokumentet e tjera.
Në hapjen e punëtorisë foli znj. Nafiye Gas, Sekretare e Këshillit, ku tregoi për angazhimin e vazhdueshëm të Sekretariatit për ti plotësuar të gjitha nevojat dhe kërkesat e anëtarëve të Këshillit. Por si vlerësimit të znj. Gas kjo punëtori është hapi i parë për të qartësuar synimin e Këshillit dhe Sekretariati.
Kryesuesi i Këshillit z. Zivoin Cirkovic, falënderoi Sekretariatin për këtë organizim dhe për punëtorinë e qëlluar, e cila do të jetë bazë e shkëlqyer për angazhimin e tyre, në mënyrë që të kontribuojnë në plotësimin e mandatit të tyre.
Drejtori i Zyrës Ligjore të Presidencës z. Besim M. Kajtazi bëri një prezantim të detajuar për bazën ligjore të Këshillit dhe mandatin e saj.
Edhe ekspertët ligjorë të Sekretariatit bënë prezantimet e tyre në lidhje me rregulloret dhe procedurat e brendshme.
Gjatë punëtorisë u propozuan edhe përbërjet e grupeve punuese, për të cilat do të merret vendim i posaçëm.