Me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë, është mbajtur punëtoria për të drejtat e komuniteteve dhe shkëmbimi i përvojave të mira për anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, nga 26 – 28 prill, në Shkup.
Hapja e punëtorisë u bë nga znj. Nadica Pavlovska dhe znj. Nafiye Gaş, të cilat ju dëshiruan mirëseardhje anëtarëve në punëtori – trajnim.
Gjatë ditës së parë të punëtorisë, në sesioni e parë të punëtorisë, znj. Helga Spadina dhe znj. Shqipe Hajredini, prezantuan para anëtarëve, temat si në vijim:
Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe çështjet e pakicave, Pakicat në sistemin ndërkombëtar, Globalja kundrejt rajonales, Karakteri i Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Fusha e aplikimit.
Sesionin e dytë i punëtorisë, u moderua nga z. Agim Ferati, në të cilin znj, Julija Vitanova dhe znj. Shqipe Hjredini, prezantuan para anëtarëve, temat si në vijim:
Pasqyra e sistemit të monitorimit në kuadër të Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Ciklet e raportimit, Praktika, Dokumenti dhe inputet ndër vite (shqyrtim i shembujve të raportimit nga Kosova).
Gjatë ditës së dytë të punëtorisë, e cila u moderua nga z. Agim Ferati dhe znj. Julija Vitanova, në sesionin e parë në kuadër të temës shkëmbimi i përvojave, përfaqësuesit e Agjencisë për ushtrimin e të drejtave të komuniteteve, z. Erand Kurtish, Drejtor i Agjencisë dhe z. Nenad Živković, anëtar i Agjencisë, prezantuan para anëtarëve, rolin, punën dhe angazhimin e Agjencisë në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.
Në sesionin e dytë, Komiteti për marëdhënie ndërmjet bashkësive në përbërje prej pesë (5) anëtarëve i kryesuar nga deputeja znj. Arbana Pasholli, prezantuan punën dhe funksionimin e Komitetit, për promovimin e praktikave më të mira si dhe shqyrtimin e sfidave me të cilat ballafqohen si shoqëri në kontekst të avancimit të drejtave të komuniteteve, bashkëpunimit ndër – institucional dhe garantimit të qëndrueshmërisë të kohezionit social.
Gjatë ditës së tretë të punëtorisë, znj. Enisa Rami, prezantoi temën Rishikimi i Legjisalcionit, si dhe u diskutuan mënyrat më të mira për dhënien e komenteve nga ana e Këshillit në nismat legjislative.