Takim i këshillit konsultativ dhe votimi për grupet punuese

Më 27 Nëntor 2018
Ndërtesa e Kuvendit, zyra N-10

Këshilli konsultativ për komunitete mbajti takimin e rregullt mujor, ku Kryesuesi raportoi para anëtarëve të Këshillit për angazhimet e tija dhe punën e Kryesisë prej takimit konstituiv e deri më tani.

Kryesuesi i Këshillit z. Zivoin Ćirković, informoi për vizitën në kampin ushtarak Bonsteel dhe takimin me kolonelin z. Nick Ducic, pastaj takimin me ambasadorin norvegjez z. Per Strand Sjaastad dhe shumë paraqitje radio televizive.

Në takim u paraqit propozim vendimi për formimin e grupeve punuese, të cilat edhe u votuan nga anëtarët e Këshillit.

Grupet punuese dhe numri i anëtarëve:

  • grupi punues për çështje të arsimit do të ketë pesë anëtarë
  • grupi punues për çështje të punësimit dhe çështje sociale do të ketë pesë anëtarë
  • grupi punues për çështje të kulturës do të ketë pesë anëtarë
  • grupi punues për çështje të gjuhëve do të ketë pesë anëtarë
  • grupi punues për legjislacion do të ketë pesë anëtarë